Ndotja në Gjirin e Vlorës, mbetjet pushtojnë vijën bregdetare nga Jonufra në Orikum

22 Tetor, 16:00 | Përditesimi: 22 Tetor, 16:00

Mbetje të shumta urbane kanë ndotur vijën bregdetare të Vlorës, nga Jonufra deri në Radhimë e Orikum.

Në pamjet e fundit shihen bidonë plastikë dhe mbetje të tjera të shpërndara përgjatë bregut dhe në sipërfaqen e ujit.   

Dyshohet se një pjesë e mbetjeve mund të jetë transportuar drejt detit nga prurjet e lumenjve dhe përrenjve, si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

E.H/Shqiptarja.com