Ndotja nga fabrikat e vajit, ngordhin peshqit në rezervuarin në Lushnjë

3 Mars 2022, 18:53 | Përditesimi: 3 Mars 2022, 18:53

Me qindra kuintal peshq kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë. Sipërmarrësi Ylli Kashari i cili ka investuar rreth 800 mijë lekë për rritjen e peshkut thotë se ndotja e ujit është shkaktuar nga fabrikat e vajit të ullirit që ndodhen në fshatrat përreth rezervuarit.

“Kemi ngordhje peshku. Pothuajse i gjithë peshku ka ngordhur. Arsyeja vjen nga fabrika e vajit të ullirit. Arsyeja vjen nga fabrikat e vajit të ullirit. S’kam pasur asnjëherë ngordhje masive kështu. 

KT/Shqiptarja.com