Ndotje alarmante, plehrat në shtratin e lumit Devoll shqetësojnë banorët e Ormanit në Maliq: S’kemi kazan ku t’i hedhim

27 Shtator 2023, 17:33

Banorët e fshatit Orman në Maliq i hedhin mbetjet urbane në lumin Devoll, duke krijuar ndotje alarmante. Ata shprehen se në fshatin e tyre nuk ka kazanë për plehrat dhe bashkia nuk i pastron asnjëherë pirgjet që gjenden kudo e për më tepër në brigjet e lumit.