Ndotje dhe kaos në Ballsh! Ushqimet shiten në rrugë, konsumatorët në rrezik: Jemi ankuar, por Bashkia s’e vë ujin në zjarr

14 Tetor, 16:58

Në tregun informal të Ballshit çdo të dielë dalin me dhjetëra fermerë dhe tregtarë ambulantë për të shitur produktet e tyre bujqësore e industriale. Që nga frutat-perimet e deri tek peshku tregtohen në mes të rrugës e pluhurit, në mungesë të çdo kushti higjieno-sanitar.

Përpos rrezikut të madh për shëndetin e konsumatorit, ky treg i improvizuar përbën rrezik dhe për aksidente rrugore. Më të shqetësuar për situatën janë banorët e lagjes “Gllavenica”, të cilët kanë banesat vetëm 3 metra distancë nga rruga ku zhvillohet tregtia e paligjshme.

“Këtu tregtohen bagëti, lopë e gomerë. Jemi ankuar tek Shëndeti Publik se i kemi dritaret ngjitur, por na thanë e ka Bashkia. Edhe në Bashki kemi shkuar, por nuk e vë ujin në zjarr. Ne kërkojmë të hiqen nga këtu.. Makinat kalojnë mbi njerëz. Unë kam pësuar aksident tre herë”, thanë disa banorë.

    No videos found.