Ndotje në mes të sezonit turistik në Golem, ujërat e zeza derdhen në det! Pushuesit plazh mes fekaleve: S'kemi mundësi për më shumë

1 Korrik 2023, 11:31 | Përditesimi i fundit: 2023-07-01 13:35:02

Në mes të sezonit turistik në vijën bregdetare të Durrësit vijon ende ndotja e plazheve publike, ndonëse të mbushura me pushues që po kalojnë pushimet. Report Tv, me gazetarin Aldo Mustafa bëri një vëzhgim në vijën bregdetare ndërsa sjell problematikën e ndotjes në mes të plazhit të Golemit, ku ujërat e zeza derdhen në det.