Ndryshe nga biznesi i vogël, nga 1 janari profesionet e lira do tatohen me 15% deri në 23%! Preken 16 mijë profesionistë të lirë

22 Shtator 2023, 16:15

Mbi 16 mijë të vetëpunësuar që ofrojnë shërbime profesionale prej janarit të vitit që vjen do të paguajnë tatimin mbi të ardhurat që fitojnë të ndarë në 2 fasha. 15% tatim do të paguajnë ata që fitojnë deri në 14 milionë lekë dhe 23% për xhiron mbi 14 milionë lekë në vit. Me këto ndryshime ligjore diskriminohen profesionistët e lirë që do paguajnë si biznes i madh, ndërkohë që bizneset e vogla vijojnë me 0 taksa.