Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un 'steril', t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit

1 Tetor, 13:32 | Përditesimi: 1 Tetor, 13:32

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale synojnë ta bëjnë SPAK-un “steril”, duke i ngushtuar hapësirën hetimore dhe duke i shtuar pengesa procedurale në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas Bardhit, shqetësimi i Ramës për paraburgimin lidhet me çështjet penale që kanë prekur zyrtarë të lartë të mazhorancës.

 

E.H/Shqiptarja.com