Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg (VIDEO)

30 Shtator, 12:20 | Përditesimi: 30 Shtator, 12:20

Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet e propozuara për masat e sigurisë në Kodin e Procedurës Penale, duke deklaruar se arresti me burg duhet të jetë alternativa e fundit. Sipas tij, për veprat penale që parashikojnë dënim maksimal nën 5 vjet nuk do të caktohet më arrest me burg, ndërsa gjykata duhet të shqyrtojë fillimisht masat më të buta dhe arrestin në shtëpi.

 

E.H/Shqiptarja.com