Ndryshimet në ligjin e barnave, miratohen në Komision! Manastirliu: Përafrohet legjislacioni me BE në masën 70 %! Shehu: Të certifikohen nga FDA DHE EMA

12 Dhjetor 2022, 22:50

Ndryshimet ligjore të hartuara nga ministria e qeverisë për ligjin e  barnave, mes debatesh kanë marrë miratimin e komisionit të Shëndetësisë, ku edhe opozita me gjithë rezervat që shfaqi e mbështeti projektligjin. Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu tha se me keto ndryshuime ligjore, legjislacioni përafrohet me BE në masën 70 %.