Ndryshimet në qeveri, pritet dekreti i Begajt! Seanca e posaçme shtyhet për nesër!

29 Korrik, 09:24 | Përditesimi i fundit: 2024-07-29 14:19:45

 

 Pas ndryshimeve të kabinetit qeveritar të propozuar nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS, pritet dekreti i Presidentit Bajram Begaj. Që prej ditës së djeshme, Rama ia vendosi kreut të shtetit propozimet në tavolinë, ndërsa do duhet një dekret i tij që ndryshimet në qeveri të kalojnë në Kuvend, ku kërkojnë 71 vota për të marrë detyrën.

Ndërkohë, seanca e posaçme e Kuvendit që ishte parashikuar për ditën e sotme në 18:00, burime bëjnë me dije se është shtyrë për nesër. 

Këto lëvizje të Ramës në kabinet dhe Kryesinë e Kuvendit u diskutuan sot në mbledhjen e grupit të PS që zgjati vetëm 30 minuta. I pranishëm ishte vetë Rama, ndërsa Niko Peleshi u prezantua si kreu i ri i grupit të PS. Në mbledhje nuk munguan as tre ministrat e rinj, Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengu.

    No videos found.