Ndryshimi i siguracionit të makinës, Mimoza Hajdarmataj: Do ketë ulje dhe rritje në varësi të dëmeve, vjetërsisë së mjetit dhe moshës së të siguruarit

26 Shtator, 13:48

Siguracioni i makinës nga 1 janari 2025 do të ndryshojë dhe do të jetë i diferencuar. Kryetarja e Shoqatës së Siguruesve, Mimoza Hajdamataj sqaroi më shumë në Report Tv se si do të bëhet ndarja dhe mbi ç'bazë kriteresh.