Ndryshojnë rregullat për profesionistët e rinj të shëndetësisë, pas praktikës kalojnë direkt në Provimin e Shtetit, ja procedura që hiqet

11 Nëntor, 15:38 | Përditesimi: 11 Nëntor, 15:38

Me aktin e përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, profesionistët e shëndetësisë nuk do të duhet t'i nënshtrohen më vlerësimit të ndërmjetëm nga Urdhrat Profesionalë. Nga ndryshimi përfitojnë edhe ata që e kanë përfunduar praktikën dhe janë në pritje të vlerësimit.

A.E/Shqiptarja.com