Ndue Zaja nga Gjegjan ‘refuzon’ qytetin për vreshtarinë: E kam pasion, por punoj dhe për të jetuar! Sa më shumë të rinj të kthehen te prindërit e vet aq më mirë

18 Dhjetor 2022, 15:19 | Përditesimi i fundit: 2022-12-18 15:26:59

Ndue Zaja nga Gjegjani i Pukës ka ngritur një vreshtari model, ku prodhon vere e raki në mënyrë artizanale. Në moshën 68-vjeçare  vazhdon të kujdeset për tokën bashkë me bashkëshorten dhe nuk pranon të braktisë vendlindjen edhe pse fëmijët janë larguar prej vitesh.