Në 1 korrik nis fiskalizimi i faturave biznes-biznes! Ministrja Denaj: S’ka gjoba deri në janar 2022

10 Qershor 2021, 17:20

Ministrja e Financave Anila Denaj fton të gjitha bizneset të nisin procesin e fiskalizimit pasi nuk do të ketë shtyrje. Sipas ministres deri në fillim të vitit të ardhshëm nuk do të ketë gjoba për shkeljet që mund të konstatohen.