Në 10 muaj OSHEE ka blerë rreth 164 mln euro energji, rekordi në tetor rekord, u importua 68 mln euro! Malaj dhe Civici për Report Tv: Të nxitet kursimi

7 Nëntor 2021, 17:19 | Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 17:19

Energjia po bëhet mall i vështirë për tu gjetur në treg, dhe tepër e kushtueshme për tu blerë. Si pasojë e prodhimit të ulët botëror këtë vit, çmimet për megavat në bursën Hungareze ka arritur në rekord. Vetëm në muajin tetor OSHEE ka blerë 68 milionë euro energji elektrike, për 6 ankande të hapura. Ndërkohë çmimi për megavat kapërceu shifrat e 300 eurove, madje ka pasur oferta mbi 590 euro për megavat.

LR/Shqiptarja.com