Në 10 muaj shpenzimet arritën rekordin 449 mld lekë! Rriten me 38% shpenzimet për investime, ndikoi rindërtimi! Interesat për të paguar borxhin publik, rreth 33 mld lekë

5 Dhjetor 2021, 20:48

Viti 2021 po shënon një tjetër rekord shpenzimesh, të orientuara më së shumti tek investimet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në fund të tetorit shpenzimet arritën në 449.6 miliardë lekë duke u rritur me 8.7% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa 33 miliardë lekë janë shpenzimet e i8nteresave për borxhin publik.