Në 15 shtator raundi i dytë i regjistrimeve në universitet! 5500 maturantë pritet të aplikojnë

13 Shtator 2023, 18:49

Pavarësisht se është vlerësuar degë prioritare, mësuesia nuk është preferuar nga maturantët si zgjedhje për të nisur studimet e larta. Në fazën e parë, u regjistruan në Universitet 16 mijë maturantë dhe shpresat për më shumë janë tek  faza e dytë që nis në 15 shtator.