Në 2 mars, përfaqësues të lëvizjes dhe Princ Leka kujtuan Besëlidhjen e Lezhës dhe vlerësuan familje konservatore të zonës.

2 Mars, 17:20 | Përditesimi: 2 Mars, 17:20

Lëvizja e Legalitetit zhvilloi në Lezhë një takim simbolik me mesazhin “Kthim te rrënjët”, duke reflektuar mbi vlerat që kanë formësuar identitetin kombëtar shqiptar, si besa dhe besnikëria ndaj atdheut.

Në këtë aktivitet, drejtuesit e lëvizjes vlerësuan familjet konservatore dhe personalitetet e Qarkut Lezhë, të cilat ndër vite kanë qenë të lidhura me Lëvizjen e Legalitetit dhe trashëgiminë mbretërore, duke ruajtur me dinjitet një trashëgimi politike, morale dhe kombëtare.Pjesë e kësaj veprimtarie ishte edhe Princ Leka II, i cili solli në vëmendje kontributin e të gjithë atyre që luftuan për lirinë e vendit tonë.

I.M/Shqiptarja.com