Në 2020 u regjistruan rekord i prodhimit të bimëve mjekësore, destinacioni kryesor për eksportin e sherbelës SHBA

24 Korrik 2021, 15:59 | Përditesimi i fundit: 2021-07-25 08:10:44

Interesi për bimët mjekësore që prodhohen dhe kultivohen në Shqipëri po rritet çdo vit e më shumë. Sipas të dhënave të INSTAT prodhimi i bimëve medicinale në vend ka arritur në rekord që nga viti 2016, pasi në pandemi në vend janë prodhuar 14.4 mijë tonë, nga 12.9 mijë ton që ishte në vitin e kaluar.

Pandemia nuk e ndikoi këtë sektor për shkak se nuk u ndal në asnjë moment aktiviteti i sektorit bujqësor, sipas përfaqësuesit të shoqatës së prodhuesve të esencave dhe Bimëve Mjekësore të Shqipërisë Xhevit Hysenaj.