Në 2021 kostoja e jetësës për qytetarët u rrit! Shtrenjtimi i energjisë, karburantit dhe ushqimeve shtuan me 117 mln USD të ardhurat doganore

24 Janar 2022, 09:24

Shtrenjtimi i ushqimeve, energjisë elektrike dhe karburantit ka ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave doganore. Sipas të dhënave këto tre produkte kanë pasur peshën kryesore në rritjen e të ardhurave, me rreth 117 milionë dollarë. Këto shifra tregojnë se qytetarët kanë konsumuar por me një kosto shumë më të lartë se në 2020.