Në 2023 Shqipërinë e vizituan 10.1 mln të huaj, ekspertja: Paketat turistike për këtë vit po shtrenjtohen! Turistët e huaj i kombinojnë paketat det, kulturë e histori

25 Janar, 20:53

Rekorde të reja pritet të arrihen këtë vit në sektorin e turizmit, duke lënë pas shifrën 10.1 milionë të huaj që vizituan vendit vitin e shkuar. Agjencitë thonë se rezervimet kanë filluar, por paketat turistike janë më të kushtueshme se vjet. Sipas ekspertëve, edhe këtë vit shqiptarët mbeten besnikë të pushimeve në Turqi.