Në 2024 Shqipëria mund të emetojë një tjetër eurobond, interesat e buxhetit për vitin e ardhshëm arrijnë 600 mln euro! Mete: Synojmë uljen e borxhit

8 Nëntor 2023, 17:26

Në vitin që vjen prite të merret një tjetër eurobond në tregjet ndërkombëtare për të financuar borxhin ekzistues. Ministri i Financave Ervin Mete tha në Komisionin e Ekonomisë se për vitin 2024 pritet të ulet borxhi nën 60%, por evidentoi si shqetësim normat e larta të interesit.