Në 2025-2026 ulen përfituesit e ndihmës, rritet punësimi dhe pagat për arsimin dhe shëndetësinë! Transport falas për nxënësit dhe mësuesit

9 Nëntor 2023, 16:31

Një sërë reformash dhe investimesh janë vendosur në prioritetet e ministrive në relacionin mbi projektligjin për buxhetin e vitit 2023. Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, synon që në periudhën 2025 të ulë me 500 numrin e familjeve që përfitojnë nga ndihma ekonomike, duke rritur numrin e të punësuarve. Ndërsa ministria e Arsimit ka si prioritet kryesor që deri në 2026 të marrë fund mësimi me dy turne në arsimin bazë.