Në 3 vite ikën nga Shqipëria 16 mijë, kreu i shoqatës: S'vlerësohen, kanë ngarkesë! Mjekët punojnë edhe në privat, punën ua lenë atyre

12 Maj 2023, 19:57

Rreth 16 mijë infermierë janë larguar nga Shqipëria në 3 vitet e fundit duke u bërë shkak që të mbeturit në sistem të mbingarkohen. Në ditën ndërkombëtare të infermierit kreu I shoqatës Elson Jaçaj thotë se Shqipëria është ende në fazën që nuk i vlerëson siç duhet ata edhe pse ngarkesa në jo pak raste është më e madhe sesa e vetë mjekëve.