Në 4 vite, 10 mijë të huaj morën leje pune në Shqipëri! Eksperti: Nuk përmbushin nevojat e tregut tonë, duhet të frenohet emigrimi

21 Shkurt, 15:51

Në 4 vitet e fundit në Shqipëri mbi 10 mijë të huaj morën leje qëndrimi për punë, kryesisht në industrinë ushqimore dhe fasoneri. Megjithatë, ekspertët thonë se as kjo nuk e plotëson nevojën për punonjës, ndaj kërkojnë reforma për të frenuar emigrimin.