Në 6 ditë, mbi 9500 maturantë të regjistruar në universitete! Te Arkitektura dhe Mjekësia ‘mbyllen dyert’, skam më kuota! Zero student te ‘rusishtja’

7 Shtator 2022, 20:23

Mbi 9500 maturantë janë regjistruar deri më tani në 39 universitetet publike e private në Shqipëri. Në përfundim të fazës së tretë të regjistrimeve arkitektura dhe mjekësia kanë ezauruar të gjitha kuotat, ndërsa në degën e rusishtes nuk është regjistruar asnjë maturant.