Në baltë dhe shi, frutat dhe perimet tregtohen në tokë në Pogradec! Tregtarët: Asnjë investim! Bashkia: Do ndërtojmë tregun e ri

14 Mars 2023, 16:18

125 tregtarë të pazarit Industrial në Pogradec ushtrojnë prej më shumë se 30 vitesh aktivitetin e tyre jashtë çdo kushti higjeno-sanitar. Përballë ankesave të vazhdueshme, bashkia thotë se projekti për ndërtimin e tregut të ri, është gati.