Në burg për blerje votash, Fredi Beleri vizitohet në qeli nga zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme greke

18 Maj 2023, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2023-05-18 13:23:56

Fredi Beleri, kandidati fitues i zgjedhjeve në Himarë, i akuzuar për blerje votash është vizituar në burg në Vlorë nga Theoharis Lalakos, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Zyrtari i lartë grek i cili ka mbërritur që dje në Shqipërisë ka takuar Belerin për 15 minuta dhe ka ikur.