Në burg për pastrim parash dhe fshehje pasurie, zgjatet 3 muaj afati i hetimit për Alda Klosin! Avokati: S'kanë prova

3 Gusht 2023, 12:52 | Përditesimi i fundit: 2023-08-03 14:31:16

Gjykata e Tiranës ka shtuar edhe me 3 muaj të tjera afatet e hetimit për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave e cila akuzohet për për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Avokati i saj Arbër Hoxha thotë në një deklaratë për mediat se ajo po mbahet padrejtësisht në burg pasi sipas tij akuza nuk ka asnjë provë.