Në burg si i dyshuar për atentatin ndaj Gentian Bejtjas, Policia kontrollon sërish banesën e Valter Bamit! Kërkohet arma sportive

13 Korrik 2023, 15:16

Valter Bami është mbrojtur ndaj akuzave për atentatin e 4 korrikut ndaj familjes së Gentjan Bejtes në Larushk të Krujës me faktin se ka një armë më leje, pasi gjurma e barutit u gjet pas ngjarjes në krahun e tij të majtë. Por pikërisht arma që ai pretendon se e ka me leje, nuk është gjetur ende në banesën e tij. Forcat e rendit kanë kryer deri tani dy kontrolle por pa rezultat.