Në ditën e katërt të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar një video nga shkollat e Njësisë 5 në Tiranë, përmes së cilës përcjell një mesazh normaliteti, duke treguar fëmijë që luajnë në oborret e shkollave tw kryeqytetit
Ndërsa protestat dhe bojkoti i mësimit vijojnë prej katër ditësh, Braçe ka zgjedhur të tregojë pamje nga jeta e përditshme në shkollat e Tiranws, duke vënë theksin te siguria e fëmijëve.
“Fëmijët janë mirë, gjithçka është jetë”, shprehet ai në videon e publikuar në rrjetet sociale duke përcjell idenë se, pavarësisht situatës së krijuar nga protestat, në shkollat e Njësisë 5 jeta vazhdon normalisht.


















