Në qytetin e Elbasanit, pedagogët janë të përçarë në nisjen e vitit të ri akademik, për sa i përket bojkotit të mësimit. Kështu ka deklaruar gjatë një prononcimi për mediat pedagogu Eljro Vila.
‘Rëndësi ka kauza për të cilën protestojmë jo numri i pedagogëve në protestë. Kemi edhe studentët që mbështesin protestën e pedagogëve. Kërkesat e pedagogëve nuk janë për luks, por janë për të vendosur dinjitetin. Jemi këtu në respekt të sindikatës.’- u shpreh ai.