Në fermat bujqësore 40% e tokës për ndërtim fotovoltaikësh dhe eolikësh, do lejohet edhe depozitim energjie! Debate në komision: Dëmtohet cilësia e tokës! Gjiknuri ikën nga mbledhja

14 Korrik, 15:05 | Përditesimi: 14 Korrik, 15:05

Projektligji për mbrojtjen e tokës bujqësore parashikon që në fermat agrifotovoltaike, krahas prodhimit të energjisë nga dielli dhe era, të lejohet edhe instalimi i baterive për depozitimin e saj. Propozimi hasi në kritika nga opozita por edhe mazhorancës, të cilët ngritën shqetësime se lejimi i ndërtimeve do të dëmtojë cilësinë e tokës bujqësore.

E.H/Shqiptarja.com