‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje

11 Janar, 17:22

Në zonën kodrinore të Lushnjes, Vajkan e Ardenicë, fermerët prej vitesh kultivojnë fidanë për agrume por këtë vit shitjet kanë rënë ndjeshëm. Sipas tyre fidanët nuk shiten pasi në vend gjithnjë e me pak po mbillen portokalle e limonë e nga ana tjetër konkurron Greqia me çmime më të lira.