Në fokus ‘Besa’/ Rama takim me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve: Evidentoni shqetësimet e qytetarëve! Nesër mbledh të deleguarit për Tiranën

28 Gusht, 22:10 | Përditesimi: 28 Gusht, 22:10

Dokumenti “Besa” dhe “Prania Besnike” përmes të cilave qeveria synon të afrohet dhe të zgjidhë problematikat e qytetarëve, kanë qenë në fokus të mbledhjes që kryeministri Edi Rama zhvilloi me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në Vilën e Kuqe në periferi të Tiranës. Më shumë angazhim dhe dalje të shpeshta në terren ka kërkuar Rama në mënyrë që të evidentojnë problematikat e qytetareëve dhe të gjejnë zgjidhjen e tyre së bashku me ministrat.

    E.H/Shqiptarja.com