Në fshatrat e Kurbinit, rrugët të shkatërruara! Banorët të zhgënjyer: Premtime boshe vetëm për fushatë

2 Janar 2023, 14:58

Infrastruktura në Bashkinë e Kurbinit mbetet një shqetësim serioz për banorët. Për Report Tv, disa prej tyre shprehen të zhgënjyer dhe ndihen të braktisur, pasi rrugët që lidhin fshatrat e Kurbinit me austostradën Milot-Mamurras janë të pakalushme dhe të rrezikshme kur përkeqësohen kushtet atmosferike.