Në krye të detyrës kur të tjerët festojnë ndërrimin e viteve! Polici bashkiak tregon sesi festohet Viti i Ri në punë

29 Dhjetor 2022, 18:50

Për shkak të angazhimeve dhe detyrave që kryejnë, ashtu si çdo vit disa punonjës do ta festojnë natën e ndërrimit të viteve në punë. Report Tv ka intervistuar përgjegjësin e qarkullimit në bashkinë Tiranë Gentian Vocaj, i cili do të jetë në krye të detyrës për mbarëvajtjen e festimeve në shesh dhe në rrugët e Tiranës.