Në kulmin e sezonit, zonat e Shëngjinit pa ujë të pijshëm! Banorët: Uji vjen 1 herë në javë

18 Korrik 2022, 20:38

Banorët e zonës sipër portit në Shëngjin, vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm, problem që është i pranishëm edhe në kulmin e sezonit turistik. Ata thonë se uji rrjedh në çesmat e tyre vetëm një herë në javë, madje edhe atëherë është i ndotur.