‘Në Librari’, 3 titujt e rinj të kësaj jave! Alljet Aliçka vjen me ‘histori njerëzish të zakonshëm’! Vajzat e Jaltës, të fshehtat e Çurçill, Rusvelt e Herman

4 Shkurt, 11:58 | Përditesimi i fundit: 2024-02-04 12:12:13

Titulli: “Histori njerëzish të zakonshëm”

Autor: Ylljet Aliçka

Shtëpia Botuese: “Onufri”

 

Çmimi: 900 lekë

Shazivari, një mësues i punës me dru në klubin e fshatit tek rreket të “tretë” hallet e tij të koklavitura. Kjo është ‘skena’ e parë që hap romanin “Histori njerëzish të zakonshëm”, ku autori Ylljet Aliçka e zbulon që në titull objektin që zgjedh kësaj here për letërsisë e tij. Një lloj ‘Sharli Bovari’ shqiptar, që për më tepër ngjet të jetë me një ekonomi të varfër pavarësisht dypunësimit në sistemin e edukimit e madje edhe si rrobaqepës. Në historinë e jetës së Shazivarit degëzohen, por jo për shumë gjatë, disa personazhe gra dhe një fëmijë. Sfondi kohor, ai viteve të fundit të diktaturës, bëhet thuajse i parëndësishëm, rrëfimi hera-herës me një ironi të pamëshirshme,  shpërfaq pamundësinë e një njeriu për të marrë frerët e jetës në dorë. Tek protagonisti endet  të justifikojë dështimet e tij autori i ‘hedh grepin’ e zhvillimit kulturor për të kuptuar veten dhe jetën, pse jo edhe përmes “Rastësisë dhe domosdoshmërisë” së Zhak Mono (Jacques Monod).

Titulli: “Vajzat e Jaltës”

Autor: Catherine Grace Katz

Shtëpia Botuese: “Ombra GVG”

Çmimi: 1400 lekë

Një libër që pushtoi faqet mediatike më prestigjiose nga “Neë Yorks Times” tek “Ëall Street Journal”, për të pathënat e Konferencës së Jaltës, dhe tri lidërve më të rëndësishëm të kohës Çërçil, Rusvelt dhe Heriman. “Vajzat e Jaltës” nga Catherine Grace Katz, sjell në një rrëfim befasues, jo vetëm dritëhijet e tri personazheve historikë botëror, rolin e vajzave të tyre që i shoqëruan në atë ngjarje kyçe, por edhe peshën që pati “Jalta” deri në rrjedhën e politikave që ndodhin sot në botë.

Titulli: “Porosia e njëmbëdhjetë”

Autor: Egli Goce

Shtëpia Botuese: “Mediaprint”

Çmimi: 800 lekë

Pasionin për leximin e ka ushqyer që fëmijë, ndërsa “Porosia e njëmbëdhjetë” është sprova e tij e parë e botuar letrare. Egli Goce i sjell lexuesit një histori ‘thrilleri’ dhe ‘misteri’ që zhvillohet në Tiranën e viteve të fundit, të mbuluar nga betoni dhe aferat e dyshimta. Gjithçka nis në një konferencë arkitekture dhe përfundon në Prokurori, ku Goce sfidon edhe lexuesin, për të gjetur vrasësin e Adrianit, dhe autorin e vdekjes që pason. Në një jetë plot me mëkate dhe dritëhije, të pronarit të agjencisë imobilare “Adrian Real Estate”, të dyshuarit janë shumë, por shkelja e “Porosisë së njëmbëdhjetë” , e vendos lexuesin përball një të vërtete të befasishme.

    No videos found.