Titulli: “Jetë të humbura”
Autor: Dëfrim Çeka
Shtëpia Botuese: “Vision Priting”
Çmimi: 800 lekë
Dëfrim Çeka debuton me librin e tij të parë. Shoqëruar me përjetimet personale të autorit dhe mbi histori për të të njohura, “Jetë të humbura” është më shumë se një novelë. Ç ‘ndodh me jetën e një jetimi në Aleda. Nga keqtrajtimet në jetimore tek përballja me jetën pa asnjë mbështetje, ëndrrat e përsiatjet e protagonistit Val në dyshemenë e ftohtë e me stomakun bosh... A do ta tjetërsojë realiteti i ashpër personazhin?! Një libër rrëngjethës, përmes të cilit, lexuesi njihet me indiferencën vrastare të shoqërisë, por edhe pastërtinë e tragjizmin e një dashurie e sinqertë. Në këtë rrëfim në vetë të parë, historia personale e Valit, zbulohet gradualisht, bashkë me misterin e personazheve që e shoqërojnë, duke e kapur lexuesin, por edhe protagonistin në befasi...