Sezoni veror ka shënuar vështirësi për gjetjen e dhuruesve të gjakut në Bankën e Gjakut në Lushnjë, ku për shkak të numrit të ulët të dhuruesve vullnetar nuk plotësohen nevojat për 250 pacientë talasemikë.
Dhuruesit e vetëm janë kryesisht familjarë të personave me sëmundje të gjakut, ku numri i tyre arrin në 75, ndërsa nevojat për 1 muaj për transfuzion gjaku janë në mbi 250.