Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

2 Korrik, 15:10

Rinia shqiptare është tkurrur me 300 mijë persona më pak në një dekadë. Kjo situatë sipas ekspertëve është pasojë e emigrimit masiv, që është shkaktuar nga deformimi i tregut të punës, mungesa e motivimit e pagat e ulëta. Sipas tyre vetëm një plan kombëtar mund të përmirësonte situatën.