Në pranga një mjek te Spitali i Traumës, kapet duke marrë 20 mijë lekë! VIDEO momenti kur prangoset në spital

23 Shtator 2022, 16:02 | Përditesimi i fundit: 2022-09-23 18:22:58

Arrestohet një mjek te Spitali i Traumës. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, bëjnë me dije se ai është kapur në flagrancë duke marrë para. Mjeku është prangosur brenda në spital pasi është kapur duke marrë 20 mijë lekë për të ofruar shërbimin ndaj një pacienti. Report Tv ka mësuar gjithashtu se bëhet fjalë për mjekun reanimator Fitim Marku.