Në pranga për ‘shpërdorim detyre’, Arlind Gjokutaj s’paraqitet në gjykatë, i shtruar në spital për probleme me zemrën

13 Janar 2023, 09:46 | Përditesimi i fundit: 2023-01-13 17:22:10

Teksa pritej që t’i konfirmohej masa e sigurisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk është paraqitur në seancë. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se prej dy ditësh Gjokutaj është shtuar në spital te ‘Kardiokirurgjia’ për shkak të problemeve të tij me zemrën.