Në pritje të seancës së parë normale të legjislaturës, nesër Kuvendi diskuton drejtësinë! Votohen komisionet e ‘Zgjedhores’ dhe ‘Territoriales’

26 Tetor, 16:03 | Përditesimi: 26 Tetor, 16:03

Të hënën në Kuvend, Sali Berisha pritet të përballet për herë të parë me kreun e SPAK, Altin Dumanin teksa ky i fundit do të raportojë përballë ligjvënësve bashkë me krerët e 4 institucioneve të tjera të drejtësisë. Palët kanë rënë dakord që për secilin institucion të kenë një kohë debate 150 minuta. Në rend dite është edhe votimi i ngritjes së komisioneve për reformën territoriale e zgjedhore për të cilat PD-PS duket se kanë gjetur kompromisin.

E.H/Shqiptarja.com