Në qeli prej shkurtit të kaluar, Veliaj transferohet nga Durrësi në Fier, nuk dihet motivi! Kryebashkiaku: Rrëmbim policor! S’më treguan urdhrin e burgjeve (VIDEO)

28 Tetor, 16:13 | Përditesimi: 28 Tetor, 16:13

Me një urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, motivi i të cilit ende nuk dihet zyrtarisht, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, pas 20 muajve në izolim u transferua nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit. Vetë qytetari i parë i Tiranës e quajti rrëmbim policor, pasi siç tha në një deklaratë publike, lëvizja ishte pa pëlqimin e tij dhe pa iu vënë në dispozicion urdhri i Burgjeve.

E.H/Shqiptarja.com