'Në radhë si ushtarë ose me vrap e pa bërë dot as pazar'! Rama poston videon çfarë u bën policia njerëzve: Respektoni distancën

21 Mars 2020, 15:26

Nga e hëna dhe në vijim të gjithë javën që vjen nga ora 13:00 do të jetë e ndaluar dalja nga shtëpia, ndërsa nuk do të jenë më hapur as farmacitë, as supermarketet dhe as bankat. Por edhe në këtë orar që do të jetë i lirë për të dalë për të bërë pazar, kryeministri Edi Rama ka një paralajmërim të fortë për të gjithë qytetarët.

Kreu i qeverisë ka postuar një video nga Spanja, si ushtria dhe policia i shpërndajë njerëzit në rrugë nëse nuk respektojnë distancën. E njëjta mënyrë do të përdoret edhe në Shqipëri, thotë Rama nëse nuk kemi durim për të mbajtur distancë nga njëri - tjetri për të mbaruar të gjithë punë me radhë.

    No videos found.