Të dielën mbyllet gjithçka! Rama: Orari i ri gjatë gjithë javës tjetër, policia gaz lotsjellës kë sheh jashtë! 1 vit u heqim ndihmën (VIDEO)

Duke filluar nga dita e sotme nis izolimi për të gjithë qytetarët . Kryeministri Rama se the ndalimi i qarkullimit pas orës 13:00 do të jetë i vlefshëm edhe për javën e ardhshme.  Pas orës 13:00 nuk do të jenë më hapur as farmacitë, as supermarketet dhe as bankat.

Kreu i qeverisë tha se ecja më të tjerë nëpër lagje dhe shkelja e rregullave të vendosura nuk do të tolerohet më duke paralajmëruar se ushtria e policia do të përdorë forcën, deri tek përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës.

Shefi i mazhorancës tregoi edhe për një mesazh që kishte marrë nga vlonjatët, dhe si deputet i Vlorës ofroi gjithë mbështetjen e tij por me një kusht.

Kreu i qeverisë u shpreh i bindur se ka mbështetjen e atyre që po respektojnë rregullat, përballë një tufe të pagdhendurish siç tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
Mesazhi me shkrepësen! Lleshaj i prerë: Asnjë tolerim! Shtëpia, i vetmi vend deri të hënën

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet se policia e shtetit nuk do të tolerojë askënd dhe për asnjë arsye, prandaj deri ditën e hënë në orën 05:00 të gjithë shqiptarët duhet që të qëndrojnë në shtëpi. "Edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal të infektimit. Pikërisht për këtë, Policia nuk do të tolerojë askënd dhe për asnjë arsye. I vetmi vend për shqiptarët deri të hënën në orën 05:00 është ose në shtëpi, ose në shërbim!" shkruan ai.

Ora 13:38
Rama: Vlonjatët do shajnë nga motra koronavirusin...Ta bëjnë nga ballkoni dhe mos të dalin nga dera e shtëpisë!

Kreu i qeverisë bëri të ditur se sot në orën 19:00 pasdite në Vlorë nga ballkoni do të dalin për të bërtitur e sharë ndaj koronavirusit, por teksa bëri batuta tha se ritualin e tyre luftarak duhet ta bëjnë duke mos guxuar të dalin në rrugë.

"Më shkruanin nga Vlora se paskan vendosur të dalin sonte në ballkon në 19:00  të shajnë virusin nga motra. çudi si duruan kaq gjatë që nuk u morën me motrën e kompetent që po çmend botën, në pamundësi t'i bashkohem sot në ritualin e tyre luftarak, u jap mbështetjen time si deputet i Vlorës me kusht që ta bëjnë nga ballkoni e mos të bëjnë xhap jashtë derës së shtëpisë. Kur as vlonjatet nuk mund ta bëjnë dot siç duan ritualin e tyre të lashtë, ne të tjerët duhet thjesht të bëjmë ritualin e ri të luftës ku kemi hyrë dhe të lusim zotin e madh të shqiptarëve të na ndihmojmë që t'u tregojmë vendin këtyre tradhtarëve të kësaj pakice të vogël që po na prish gjithë punën dhe t'i japim të gjithë njëri-tjetrit ndihmën e nevojshme si motra e vëllezër, si anëtarë të të njëjtës familje të ndarë në shumë shtëpi por të mbyllur brenda shtëpisë shqiptarë dhe të lidhur me besa besë. Rrugë tjetër nuk ka, kush kërkon rrugë tjetër t'i bie murit me kokë", tha Rama.

Ora 13:34
Rama: Më shani mua sa të doni, më mirë sesa të qepni jetën në arkivol që shëtit me makinë ushtrie për të gjetur një copë varr

Rama u shpreh i bindur se ka mbështetjen e atyre që po respektojnë rregullat, përballë një tufe të pagdhendurish siç tha ai. "Tani do të duhet ta marrin vesh me pahir", theksoi.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj të gjitha komenteve se nuk po ndihmohen të varfrit.

"Kush rri e rri e më shkruan për fukarenjtë që s'kanë bukë e duhet të dalin në rrugë, të mos shqetësohet por ta mbledhë mendjen top se askush nuk kërcënohet nga vdekje për shkak të urisë, por nga vdekja për shkak të marrëzisë. Fukarenjtë nuk kanë i-Phone dhe dëngla për të shitur në Facebook e Instagram, dhe janë njerëzit më të mirëkuptueshëm të këtij vendi që po i ndihmojmë dhe do i ndihmojmë deri në fund. Për bukë me hangër shqiptari s'ka vdekur as në mesjetë dhe as në ato 50 vjet kur jetonte me 200 kalori në ditë, jo më në këtë kohë që askush s'ka vdekur për bukë në 30 vjetët e fundit. dhe tek më të varfrit nuk është vdekja nga mungesa tek capa e bukës po pamundësia për të ushqyer normalisht të treja vaktet si gjithë të tjerët, e për të ushqyer fëmijët. operacioni humanitar po zhvillohet përditë në ndihmë të fukarenjve", tha Rama.

"Më shani mua sa të doni por mos luani nga vendi dhe nuk do të tolerojmë më askënd dhe do të përgjigjemi me të keq nëse me të mirë nuk marrin vesh pakica e pagdhendshme kur iu flitet me të mirë, kur iu lutemi si vëllai vëllait. Më mirë qani sot nga frika se sa të vajtoni nesër nga vuajtja e të lëngoni nga mushkëritë që nuk iu furnizojnë dot me frymë. Më mirë turfulloni e po të doni hidhuni përpjetë sot nga sikleti  po ama në shtëpinë tuaj shëndoshë e mirë se sa ta qepni përgjithmonë mbyllur në një arkivol që shëtit me një makinë ushtrie rrugëve për të gjetur një cop varr në ndonjë kodër të thatë", tha Rama.   

Ora 13:07
Rama: Policia do ju fusë forcërisht në shtëpi, do shpërndahen me gaz lotsjellës! S'ka bursë për studentët e rimbursim ilaçesh për pensionistët

Kreu i qeverisë tha se qëndrimi në vend, ecja më të tjerë nëpër lagje. nuk do të tolerohet më paqësisht dhe nuk do të mjaftojë më me gjoba. Rama paralajmëroi se ushtria e policia do të përdorë forcën, deri tek përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës njëjtë si në tubimet e paligjshme. Shefi i mazhorancës tha se kush shihet që ka dalë nga banesa pa arsye do të penalizohen duke u përjashtuar edhe nga ndihmat sociale për të përballuar situatën e vështirë që po kalon Shqipëria nga COVID-19. Rama tha se kush duhej të ishte në punë por qëndron në shtëpi nuk do të marrë mbështetje nga shteti për rrogën, po ashtu studentët do përjashtohen nga bursa, të moshuarit nga rimbursimi i ilaçeve, e deri tek heqja me 1 vit e ndihmës financiare për të papunët.

"Qëndrimi në vend, ulur, apo me të tjerë, dhe natyrisht ecja më të tjerë nëpër lagje, apo në rrugë gjatë orarit të lejuar për lëvizje nuk do të tolerohet më paqësisht dhe nuk do të mjaftojë më me gjoba dhe këshilla e me sensibilizim. Polica e ushtria do të mbikëqyrin çdo lagje në Tiranë dhe Durrës ku kemi edhe zonën më të kuqe të të gjithë vendit, si dhe çdo zonë urbane të këtij vendi duke fotografuar dhe duke futur në listë të zezë tradhtarësh çdo individ që merr diell, luan donimo, apo bën gallatë me ata që i ka si vetja në oborret e lagjes.  Këta individë do ta paguajnë shtrenjtë dhe çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë një barrë e rëndë për ta se do t'u hiqet çdo ndihmë shtetërore dhe do tu mohohet cdo lloj kompensimi i pasojave të luftës nëse janë në kategorinë e atyre që duhet të rrinë në shtëpi se nuk shkojnë dot në punë. Do t'u çdo lloj ndihmë financiare për të paktën 1 vit nëse nuk kanë punë dhe duan t'i prishin punë dhe jetë të tjerëve, çdo lloj burse për studentë apo rimbursimi ilaçi dhe ndihme qoftë edhe nëse janë edhe pensionistë, por po më vjen tmerrësisht keq sa s'ka, por edhe pensionistët që thyejnë ligjin e luftës për tu ulur bashkë në diell. Një pakicë fare e vogël të pabindurish, që janë të mjaftueshëm për të marrë në qafë gjithë popullin do të konsiderohen tradhtarë lufte dhe dot ë trajtohen me zero tolerancë. Dua t'ju informoj se të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes, deri tek forcat më speciale, janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet që përdorën në rast shkelje të ligjit në tubime të paligjshme apo kudoqoftë tjetër, deri tej uji e gazi lotsjellës po të jetë nevoja", tha Rama.

Ora 13:06
Rama: Orari i ri 05:00 - 13:00 gjatë gjithë javës tjetër, pas drekës mbyllen edhe farmacitë

Kryeministri Edi Rama tha se orari i ri nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës për lejimin e qarkullimit do të qëndrojë në fuqi gjatë gjithë javës që vjen për të gjithë njësoj. Administrata do të punojë nga ora 05:00 deri në 13:00 dhe kush punon në zyrë nuk do të lejohet të përdorë automjet për të shkuar në zyrë.

 Pas orës 13:00 nuk do të jenë më hapur as farmacitë, as supermarketet dhe as bankat. 

"Nga tani 13:00 e drekës e shtunë deri në 05:00 të mëngjesit e hënë do të jetë shtetrrethim total dhe nuk do të dalë askush nga shtëpia, përvec policisë, ushtrisë, dhe të shërbimeve më kritike të shtetit. Nuk do të jetë hapur asnjë lloj dyqani dhe asnjë lloj qepeni në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë. Kush e thyen shtetrrethimin do të përballet me forcat e rendit. Nga ora 13:00 deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës vendi do të jetë shtëpi e mbyllur, dhe të gjithë në dhomat e tyre", tha Rama.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vullnet Qorri: 22/03/2020 16:43

    Jam shume dakord me Ardin.kjo eshte lufte dhe duhet fituar me c,do cemim

    Përgjigju
  • Ardi Skandaj: 22/03/2020 09:44

    Nblidhni mendjen se nuk eshte shaka kjo jemi ne luften e trete botrore.Je ne rregull Rama

    Përgjigju
  • Keli: 22/03/2020 03:48

    Mire mo mire. Te rrime brenda e izolohemi. Po me keto tipa si Kryeministri apo ministra qe na merziten me injorancen dhe paedukaten e thelle perdite! Si do behet? Te vendose dikush ndonje kufizim dhe per to, 100 million gjobe nese flasin, se na e shpifen.

    Përgjigju
  • Gjorm: 21/03/2020 21:19

    U mbushe Vlora me legena

    Përgjigju
  • Besi: 21/03/2020 15:33

    Un dhe shum te tjer qe jemi n itali e dim shum mir se si esht situata, o popull nigjojeni se esht shum me vler,,, ktu ku jam un po vdesin nga 500 n dit edhe prap na kerkojn t shkojm n pun, as n luft nuk vdisnin kaq shum, behuni nje her t mir qendroni n shtepi ju lutem

    Përgjigju
  • X...: 21/03/2020 15:10

    E gjithe Europa ne vet izolim dhe dyqane te mbyllura eshte

    Përgjigju
  • Maskarallek e fukarallek: 21/03/2020 15:06

    Ky popull shkuli varin e Ever Hoxhes dhe monumentin. Por te lumte po ben filozofi ne kohen kur duhet te kishete opozite. Ti bleve Lulushin dhe ky mjer popull ska alternative udheheqje...por mbase del ndonje...qofte Ilir Meta...Atij do i bjeri fatura a egazit lotsjelles dhe ujit...ne skemi maska ore kulluf, ne skemi as doreza se skemi buke me henger ti blen bomba e fisheke per njerzit emjere qe ne kete hata te madhe shkojne e ndihmojne familjaret e te dashurt Harem buka e djersa e ketij dheu.

    Përgjigju
  • Perversat: 21/03/2020 15:04

    Dego degjo Arben Ametein se ate do kesh shok ne arkivolat e drurit ne kodren e thate. ky popull duron duron. mos mendo qe do i thuash kur te haje buke kur te bej e kur te shkoj ne toilete. Kujtoj keto momente se dita e atij ndeshkimit ynor universal po afron

    Përgjigju
  • vlonjat qe nuk shan virusin: 21/03/2020 14:59

    nuk shajme per moter e robte koronavirusin ne jo. Por ti je nga ai vend qe kur e pyesin nuk thote i biri kalit por nipi gomarit. por e zure ate vend ne goje..vloren...mos u bej merak se aty do e kesh. e robtove kete popull te mjere dhe tani i thua ri ne shtepi e mos dil nga dhoma.

    Përgjigju
    • Kavajsi: 21/03/2020 19:48

      Vlonjat qelbesir

    • Pall karrote: 21/03/2020 15:58

      Hapni syte shikoni cpo ndodh ne spanje o injoranter qe beni si cuba neper komente po ishalla ju ze ky virus ta shikoni bythen e lemes cdo beni me tuba neper goje mbyllur neper spitale do shkruani me apo jo se na cat b**en duke ber si cuba

    • Vlora: 21/03/2020 15:55

      Si ste vjen turp qe shkrun ashtu per ramen , e ka ber vloren rama yll po ti do jesh nga ata te ballit qe na shkruan traplleqe .. ik o derdimen se nuk ke sy te shohesh ..!

  • r.a: 21/03/2020 14:38

    I BEJ THIRRJE POPULLIT TE NGRIHET KUNDER KESAJ PARIE SUNDUESE KRIMINALO-HAJDUTE E TE DY KRAHEVE TE MAJTE E TE DJATHTE,,,KETA JANE NJESOJ,,,,,DHE TE SULMOJE PRONAT E KETYRE MASKARENJVE QE E KANE VJEDHUR KETE VEND DERI NE PALCE,,,KETO PRONA JANE NE GJIRIN E LALEZIT,,,DHE TEK ROLLING HILLS NE FARKE NE TIRANE,,,KETU JANE PRONAT E KETYRE KRIMINELEVE DHE HAJDUTEVE TE POPULLIT SHQIPTAR,,,QE TALLEN ME DJERSEN TONE,,,,,E SHIKONI SESI JU INJORON DHE URREN KY KRIMINELI I NDYRE I KOMBIT QE I VRAU NJEREZIT PER 30..000 LEKE TE VJETRA,,,TANI DO TE NA MBYSE ME GAZ...,DUHET T'JA KETE FUTUR NE MEND GRAMOZ RUCI,,,KRIMINELI TJETER,,OSE CUNI I KURVES ERION VELIAJ...

    Përgjigju
    • Vlonjatja dashnorja e efgjitite bukurosh: 21/03/2020 19:51

      Yyyyyyt fundurrine vlore

    • Miri: 21/03/2020 19:50

      Ik or Faik injoranti ik ha pershesh me dhalle, maskara plere e myzeqese!

    • o trim i xha jahos: 21/03/2020 19:50

      TE LUMTE R.A., SHKO TE VILA E SALI BERISHES TE GJIRI I LALZIT. BERTIT, PROTESTO, SHKATERROJE, BEJ CA TE DUASH. A TA MBAN? PRESIM SHUME PREJ TEJE. HIDHU, ATJE ESHTE VILA E SALES. JA SHESHI, JA MEJDANI, JA R.A. KAPEDANI!

    • Fieri: 21/03/2020 15:20

      Qenke pis njeri. Qen rrugesh asgje me shume. Futja vetes beji nje nder Shqiperise.

    • Edi: 21/03/2020 14:56

      Po qenke kafshe me fytyre njeriu ore te qr se e paske hallall.Po ca do me nga ky o kafshe te vij te te lutet mos te dalesh nga shpia?po seshte koha te meresh me te djathte e te majte sot ,po na triket vdekja neper shpirs ti ben ter ter.Mbylle gojen dhe mos dil o idiot se kete po te thote.Sa per pislleqet qe kane bere dil kur te mbaroje kjo pune sa here te duash.

    • Sheqerka: 21/03/2020 14:56

      Jo po çuni i Sheqeres

  • Hallall: 21/03/2020 14:37

    Se na moren ne qafe kalamajt duke na ardhur si tufa ngjitur pa maska pa gje prej gjeje. Po na e ngjisin virusin dhe neve qe skemi faj dhe duam te jetojme

    Përgjigju
  • Mos hofendoni kote ,,se fajin sjua ka Edi..: 21/03/2020 14:17

    As qe Jam aspak Simpatizante i Edit ,, por te pakten i mire apo i keqe ,,hakun mos tja hani..AI ka punuar dhe po punon,, Tiranen dhe gjithe Shqiperine te pakten e pastroje ,,nga mbeturinat qe la AI Serbi Sali me Kompani.. Na ka Mare madhe per Erstraden e Atij Serbit Dicital ! Vizitoni Varrezat kudo ne cdo Qytet ,,shikoni se sa Jane vrare ,,,NDERMJETE njeri je tjetrin.. Gerdeci ,,hapja e Depove,, vjedhjet kolossale,,vdhjedhjete Depove te Floririt ,,ku te gjithe jetojne ne nga dy tre Vila,,Femijet neper Studime kudo neper Evrope ! Juve akoma mereni me Edin.. Edin e duam apo nuk e duham,, AI te pakten po punon..

    Përgjigju
    • Vlonjatja dashnorja e efgjitite bukurosh: 21/03/2020 19:53

      Ik more zag are vlonjat injorante

  • O rama pler: 21/03/2020 14:10

    Ore ndima ndima se te jap taksat taksat ore perves leri pordhet po' ca thua ca thua 2 sek te ka populli naaaaaaaaaa jeppppp ate qe na takonnn azgje me shum m

    Përgjigju
  • Populli: 21/03/2020 13:49

    Edhe pse tani mund te kesh te drejte per Karantine ne, perseri je bere kaq i urryer sa nuk te degjojme dot. Qe kir ke Ardhur ne pushtet njeh ne fjalorin tend vetem fjalen ndeshkim, burg etj. Po te kishe dashuri per njerezit dizinfektoje rruget nuk blije gaz lotsjelles, largoje qente qe ndotin vend e pa vend, nuk lejoje dhe ndihmoje ne betonizimin e Tiranes . Keshtu qe beji nje te mire ketij kombi te vuajtur: Zbut fjalorin se kaq te ka mbetur

    Përgjigju
    • Burbuqe: 21/03/2020 14:25

      Tju q* nenat ti thoni baba tipave si puna jote. Dhe e keni pak dhe aq

  • XXX: 21/03/2020 13:32

    Ke lajthitur nga mendja ti o legen? Ty do vije populli te te shqyeje aty ne surrel ku je futur si mi nga frika. O kaurr muti o frikacak o legen.

    Përgjigju
    • Vlonjatja dashnorja e efgjitite bukurosh: 21/03/2020 19:54

      Yyyyyyt vlonjat fundurrine

    • Ilir: 21/03/2020 14:37

      Mbylleni gojen o njerez. Binduni dhe ben i ate qe ju kerkohet. Ketu ne Itali po behet Nami. Spanjollet e Francezet nuk po tallen mé me italianet... Po numerojne te vdekurit e Tyre. Ne shqiptaret jemi shume pak si popull... Cdo jete shqiptari eshte e shtrenjte. Ju lutem, ju lutem nga Italia, si Vella... MOS dilni nga shtepite. Nuk e keni idene sa shpejt infekton dhe te vdes ky virus... Ju lutem... Kjo eshte me keq se 1997-a,qe une e jetova ne Shqiperi... Nuk ka garipllek e trimeri, nuk me plas fare per Ramen. Jeta ime eshte ne Itali, me rroge te mire me shtepi, me te gjitha. Por zemra ime eshte ne Shqiperi, Dua ta shoh popullin Tim te gjalle te gezuar, jo keshtu sic po me shoh in syte sot ketu ne Itali... Ju lutem... Rrini ne shtepi...

    • arben: 21/03/2020 14:33

      Zoti xxx, si i ke punet OFL? shume urretje te pamotivuar ke per kryeministrin e vendit tend.

    • Yyy: 21/03/2020 14:27

      Ti qe nuk shkruan dot as emrin tend dil i pari per ne surrel se qenke trim

    • Fetari: 21/03/2020 14:26

      Te lutem mos fyej kaurrat.

    • O dekennxhi: 21/03/2020 14:16

      Do sallomin e Edit ti e shoh je deficitar o agjenti x x x

  • Lon: 21/03/2020 13:25

    Zoti Rama ke te drejt por jam nje banor i tiranes se re dhe darkave nuk sheh kemb polici ose patrull te komisarit nr 2 neper rrugicat e lagjeve sheh vec no nje pjanec qe bertet ose shan rrugve ju lutem merrni masa

    Përgjigju
    • vend piranecesh: 21/03/2020 14:57

      leri idiotesite ti....ku ndryshon ky piraneci i mallit qe ke kryeminister nga ai qe pi raki helem. nje dreq jane te dy. me cfare do ushqehet ky popull ore truthare. duke ndenjur brenda edhe pa pune. ketu 40% punojne ne te zeze dhe pa regulla dhe marin rrogen vec diten qe punojne.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi