Në Shkodër dëbora pengon zgjedhjet në 2 qendra votimi, komisioneri: Kemi 3 orë të bllokuar! Më mirë të shkojmë në burg sesa të rrezikojmë jetën këtu

6 Mars 2022, 10:34

Në njësinë administrative Pult dhe Shosh në Shkodër procesi i votimit nuk ka nisur ende, për shkak se komisionerët janë bllokuar prej dëborës. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Komisioneri i njësisë administrative të Pultit, Dake Çezma tha se ata ishin të bllokuar në dëborë prej 3 orësh.