Ndonëse zgjedhjet e 25 prillit janë certifikuar tashmë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të hedhë edhe një hap të fundit për të vërtetuar rregullsinë e procesit zgjedhor.
Në shtator, KQZ do të rinumërojë 10% të qendrave të votimit, ose rreth 520 kuti, proces që njihet si këqyrja e mëpasshme e fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor me qëllim për të parë nëse janë kryer parregullsi apo pasaktësi në veprimtarinë e administratës zgjedhore përgjatë procesit të numërimit të votave






